“Rroftë Shqipëria!”, ministri italian i Mbrojtjes: Baza e Kuçovës, simbol i angazhimit të përbashkët

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 10:52 | Aktualitet

I pranishëm në inaugurimin e bazës ushtarake të Kuçovës, këtë të hënë, ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa theksoi se inaugurimi i kësaj baze është një simbol i prekshëm i angazhimit tonë të përbashkët për të përballuar sfida të të tashmes dhe të ardhmes.

“Përshëndes presidentin Begaj, kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, si dhe autoritetet civile ushtarake, kremtojmë sot një moment domethënës një pikë kthese për mbarë rajonin. Përurimi i kësaj baze, mbërrin në një moment ndryshimesh të shpejta e të thella. Ne ndajmë lidhje të thella historike miqësie me Shqipërinë.

Përurimi i kësaj baze nuk është vetëm një pikë mbërritje, por një pikë nisje për nisma të përbashkëta që mund të shpalosen nga mbrojtja deri në përgjigje ndaj emergjencave në fushën

Në një kohë që karakterizohet nga pasiguri dhe sfida komplekse, i sotmi është një mesazh i qartë: është baza për një simbol të prekshëm të angazhimit tonë të përbashkët për të përballuar sfida të të tashmes dhe të ardhmes.

Faleminderit të gjithëve ju dhe rroftë Shqipëria”, e mbylli fjalën e tij ministri italian i Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos