7 vjet Toptani Shopping Center, oferta dhe shumë argëtim në qendrën tregtare

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 08:21 | Aktualitet

Në qendrën tregtare në zemër të Tiranës, tri ditë më radhë pati argëtim për për vizitorët e mëdhënj dhe të vegjël. Në zonën  e quajtur Pixel Land kishte muzikë dhe aktivitete për fëmijët.

Por ndërkohë që paraditja ishte vetëm e vogëlushëve, orët e pasdites u ishin dedikuar të rriturve. Panajot Vasili dhe Mario Shitka interpretuan një “stand up comedy”.

Ndërsa maskotat dhe vajzat e qendrës ofronin kupona me 50% ulje për vizitorët.

Aktivitet tërhoqën vëmendjen e të gjithë klientëve, të cilët regjistronin momentet përmes kamerës së celularit. 

Në ditën e tretë, atmosfera u elektrizua nga “String Girls”, të cilat dhuruan spektakël.

Ne fund, fikja e qirinjve të tortës së 7-vjetorit. Momentin e shijuan të gjithë, të cilët u larguan me pjesën e tyre të tortës dhe me kuponin e ofertës.

Për 7 vite në treg, qendra tregtare Toptani, të jep 100 arsye për ta vizituar, shërbimet dhe ofertat nuk mungojnë asnjëherë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli