Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

97-vjeç ende pa ilaçe, valltari i Devollit që nuk njeh kufi moshe e pleqërie

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
3 Mars 2024, 14:26 | Aktualitet

Shefki Kordalli nga Bilishti është për momentin banori më i vjetër i zonës. 97 vitet që ka mbi supe duket se janë thjesht numra për të.

Për çdo ditë ai del nga banesa e tij dhe nuk kthehet pa përshkuar të paktën 5 km ecje.

Në shumicën e rasteve bashkëshoqërues ka vetëm shkopin e tij që e mban për çdo rast. Për të ecja e përditshme është arsyeja kryesore që e mban në formë prej më shumë se tre dekadash.

Madje edhe në këtë moshë të sfidon të ecësh me të. I biri tregon se babai i tij nuk ka pirë asnjë ilaç edhe pse  po i afrohet të 100-tave.

Përveç ecjes që bën, Shefkiu të tregon edhe për rininë e tij në kohën kur ka qenë valltar i asamblit të Devollit, dhe ruan kujtime të bukura nga ajo kohë në turnetë kombëtare dhe ndërkombëtare që ka bërë. Si për të vërtetuar që mosha e tij është thjesht një numër, Shefkiu na konfirmon në fund të intervistës formën e tij.

A2 CNN Livestream

A2 Business