Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Gjysmë milionë shqiptarë të varfër, pensionistët e të papunët jetojnë me më pak se 22.5 mijë lekë në muaj

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 20:05 | Aktualitet



Më shumë se gjysmë milionë shqiptarë jetojnë me më pak se 225 mijë lekë në muaj, duke u renditur në kufirin e të qenurit të varfër. Të dhënat e INSTAT për të ardhurat dhe nivelit të jetesës në Shqipëri tregojnë se përqindja e  rrezikut në Shqipëri është 20.6% ende larg mesatares së Bashkimit Europian.

“Merret në konsideratë vlera e kalorive që i duhet një individi për të jetuar, një individë duhet të jetojë në familje merren parasysh kushtet e banesës, jetesa na kërkon një tv me ngjyra, një lavatriçe. Nuk mjaftohemi me kaq sipas treguesve europiane një familje duhet të ketë përfshirë dhe një palë pushime”, u shpreh sociologia Eris Dhamo.

Një shqiptarë rrezikon të jetë i varfër nëse ka të ardhura mujore më pak se 225 mijë lekë në muaj. Bazuar në këto të dhëna janë pensionistët dhe të papunët më të prekurit, të cilët në 2022 u rrezikuan edhe më shumë nga varfëria, por ky fenomen u vu re dhe tek të punësuarit, ku 10.5% e tyre u klasifikuan të tillë.  

 “Secili nga individët mbi 16 vjeç mund të regjistrohet në zyrat e punësimit, çka tregon që është dhe një shifër e madhe mbrapa e paregjistruar që s’është reflektuar në këto shifra”, shtoi Dhamo.

Ndalur sipas gjinisë janë femrat më të rrezikuarat për të qenë të varfra. 21.1% u rrezikuan në 2022, shifër e cila nga viti në vit vijon të rritet. Ndërsa ndalur tek familjet, janë ato me më shumë se 2 fëmijë më të prekurat për të cilat rreziku për të qenë i varfër është pak më shumë se sa paga minimale në vend.

“Vërtet ne themi që nuk kemi diferenca në paga në sektorin publik. Kur shohim treguesit e punësimit shikojmë që gra punojnë në ato sektorë që janë më pak të paguara”, shtoi sociologia.

Nëse krahasohemi me rajonin dhe më gjerë Shqipëria rezulton në vendin e 6 në Europë si më e rrezikuara nga varfëria. Bullgaria regjistron vlerën më të lartë të varfërisë relative me 22.9%, pasuar nga Estonia e Letonia ndërsa vlera më e ulët e varfërisë regjistrohet në Çeki 10.6%.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli