I pari rast në Shqipëri, kryhet në QSUT ndërhyrja e rrallë te një fëmijë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 15:59 | Aktualitet

I pari rast në Shqipëri, kryhet në QSUT ndërhyrja e

Është realizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë te një fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se në një postim në rrjete sociale, se fëmija ishte diagnostikuar me një sindromë të rrallë, “FHEIG Sindrome”, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

“Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri”, shkruan Koçiu.

Ministrja e cilëson një tjetër histori suksesi operacionin delikat të kryer nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale në QSUT, falë të cilëve fëmija gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi