Internet i (pa)sigurt? Fëmijët të rrezikuar nga bota virtuale, si t'i kontrollojmë?

Nga Ornela Joti
12 Shkurt 2024, 15:28 | Aktualitet

Qëndrimi për orë të tëra në  internet po i vë fëmijët para  rreziqeve dhe të panjohurave të botës virtuale. Sipas studimeve të fundit 4 deri 5 orë në ditë shpenzon mesatarisht një fëmijë para telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike.

Lojërat e ndryshme, TikTok, Youtube  janë programet që zënë kohën e fëmijëve pavarësisht përpjekjeve të prindërve për të vendosur kontroll mbi ta. Ekspertët e IT tregojnë arsyet kryesore se përse fëmijët në Shqipëri nuk janë të sigurt gjatë kohës së qëndrimit në internet.

Por kompani të internetit në Shqipëri, krahas punës për sigurimin e shpejtësisë dhe cilësisë, po ofrojnë edhe aplikacione për prindërit, për t`u kufizuar fëmijëve kohën dhe përmbajtjen e  programeve në telefon apo pajisje të tjera.

Digicom na tregon se gati gjysma e abonentëve të tij sot kanë instaluar në shtëpi aplikacionin që ofrohet falas, për kontrollin e fëmijëve në internet. Por edhe sfidat e kompanive të ofrimit të internetit janë të shumta, ndaj po punohet jo vetëm për  shërbimin cilësor, por edhe për internetin e sigurt, siç është projekti për vendosjen e filtrave dhe bllokimin e programeve të dëmshme për fëmijët.

Krahas të mirave të internetit dhe zhvillimit të teknologjisë, bota virtuale po kthehet në rrezik veçanërisht për fëmijët dhe shëndetin e tyre mendor. Ndërkohë dy javë më parë themeluesi I Meta, Mark  Zuckerberg i thirrur në kongresin amerikan u kërkoi falje familjeve dhe fëmijëve të dëmtuar nga rrjetet sociale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos