Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Një person në Vlorë kapet me armë dhe mina me telekomandë

Nga Jerola Ziaj
12 Shkurt 2024, 13:48 | Aktualitet

Një person ka rënë në pranga në Vlorë, pasi është kapur me armë dhe mina me telekomandë me vete.

Arrestimi ka ndodhur në lagjen ‘10 korriku’ në Vlorë. Në pamjet e siguruara nga A2CNN shihet godina ku ishin fshehur arma dhe minat. Po ashtu në godinë janë gjetur edhe targa automjetesh, por nuk dihet nëse janë ose jo të vjedhura.

Dyshimet janë se personi i arrestuar mund të përdorte minat për ndonjë atentat të mundshëm ose t’i shiste ato, por rrethanat e ngjarjes mbeten për tu sqaruar nga policia.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë