Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Zjarr i përmasave të mëdha, rrezikohet të digjen disa banesa në fshatin Hambar

Nga Çaku Tafa
10 Shkurt 2024, 19:56 | Aktualitet

Një zjarr i rënë në fshatin Hambar të Cakranit po rrezikon disa banesa që të digjen.

Lajmi konfirmohet nga zjarrfikësit, të cilët pohojnë se flakët fillimisht janë shfaqur në një kodër me shkurre dhe më pas kanë avancuar duke rrezikuar banesa që ndodhen aty pranë.

Në vendngjarje ndodhen 3 automjete zjarrfikëse së bashku me ekipet e tyre.

Zjarri po ndihmohet nga era e fortë që po fryn në këto momente për t’u përhapur, ndërkohë që raportohet se banorët e fshatit Hambar kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë