Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

“S’kishte zgjidhje tjetër”, Kushtetuesja zbardh vendimin, përse miratoi hartën e re gjyqësore

Nga Armand Bajrami
9 Shkurt 2024, 19:44 | Aktualitet

Gjykata Kushtetuese zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit konfirmoi hartën e re gjyqësore, që reduktoi numrin e gjykatave në vend. Përmes vendimit të shpallur më 27 dhjetor të vitit të shkuar, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Komiteti Shqiptar të Helsinkit për shfuqizimin e ligjit që i hapi rrugë shkrirjes së 18 gjykatave.

Kushtetuesja i gjeti të pabazuara pretendimet e avokateve për cënim të lirisë ekonomike, të barazisë para ligjit, apo për të drejtën e aksesit në gjykatë. Në vendimin e arsyetuar, shumica e anëtarëve të Kushtetues vlerësojnë se harta e re gjyqësore rezulton të jetë mjeti me të cilin mund të arrihet përmbushja e kërkesës për efikasitet të sistemit të drejtësisë.

Referuar akteve të administruara në proces dhe të dhënave e informacioneve që ato përmbajnë, nuk u evidentua ndonjë zgjidhje tjetër e organizimit gjyqësor që të mund të ishte në të njëjtën mënyrë efektive për përmbushjen e qëllimit të synuar. Në këto kushte, Gjykata vlerëson se masa e kundërshtuar plotëson edhe kërkesën e të qenit e domosdoshme”.

Sipas Kushtetueses, nga të dhënat e paraqitura në proces, nuk është vënë re që rikonfigurimi i gjykatave të ketë dekurajuar qytetarët që i drejtohen gjykatës.

Të dhënat statistikore të paraqitura në gjykim nga subjekti i interesuar, KLGJ-ja, që i referohen së njëjtës periudhë kohore përpara dhe pas zbatimit të hartës sëre gjyqësore, janë të krahasueshme dhe tregojnë se nuk ka pasur regres në drejtim të aksesit në gjykatë, pra në drejtim të kërkesave të paraqitura (padi apo ankime në gjykatat më të larta)”.

Duke nënvizuar faktin se sipas ligjit harta gjyqësore mund të rishikohet të paktën çdo 5 vjet, gjyqtarët kushtetues argumentonin se individët kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë pavarësisht efekteve të riorganizimit gjyqësor, të cilat, në thelb, nuk e kanë bërë të pamundur ushtrimin e kësaj të drejte.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli