Anulohen lundrimet e trageteve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, ndërsa trageti drejt Ankonës do të vijojë normalisht
Sipas informacioneve nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, tragetet që ishin planizuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme, do të lundrojnë mëngjesin e së dielës, rreth orës 6:00
Kjo si rezultat i motit të përkeqësuar në te dyja anët e Adriatikut dhe dallgëzimit në det të hapur.
Janë njoftuar gjithashtu edhe anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm, për t’u akostuar në kalatat portuale deri në përmirësimin e kushteve të motit
Edhe flota e peshkimit do të pezullojë përkohësisht aktivitetin deri në një njoftim të dytë të Kapitenerië.
Edhe kapiteneria e portit të Vlorës bën të ditur se anijet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk do të vijojnë punën normalisht, po kështu është ndaluar lundrimi për mjetet e vogla liundruese përgjatë këtyre 3 ditëve deri në përmirësim të kushteve të motit.
“Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)