Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Shkrin bora, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, shumë pranë kuotës maksimale

Nga Ervin Mehmeti
11 Shkurt 2024, 09:09 | Aktualitet

Shkrin bora, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, shumë

Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë ndërsa kuota ka kaluar në 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës maksimale.

Ndonëse ka mungese reshjesh gjatë kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakontë kanë shkrirë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të nivelit të detit.

Gjithsesi edhe hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të reduktuar me dy turbina të alternuara e kjo për të siguruar rezervë të mjaftueshme ujore në bazenin më të madh ujëmbledhës në vend. Konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera ndërsa një sasi importohet nga tregjet ndërkombëtare të energjisë në bazë të planifikimit dhe përmbushjes së kontratave që KESH  ka me operatorët në treg.

Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës po shfrytëzohet më së miri edhe për punimet që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi Drin. Për zhvendosjen e urës duhet që niveli i ujit të ngjitet së paku në 287 metra mbi nivelin e detit. Me mbërritjen e kësaj kuote, kompania sipërmarrëse për montimin e urës ka nisur menjëherë operacionet e zhvendosjes se saj. Të paktën siç është parashikuar dhe deklarua nga kompania procesi për zhvendosjen e urës duhej të ishte përfunduar në dhjetor e pas vendosjes mbi bazamentet e saj, do të duheshin së paku 3 muaj kohë për përfundimin e plotë të punimeve. Gjithsesi edhe në këto kushte sipas burimeve parashikohet që ura e re mbi Drin do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere.

A2 CNN Livestream

Dita jonë