Këshilla e natyropates: Antibiotiku shkakton myk, hani mish

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 10:18 | Aktualitet

Natyropatja Adelajda Gjonaj deklaroi se “përdorimi i antibiotikëve pa masë është gabimi më i madh që bëjmë”.

“Dëmtohen veshka, mëlçia dhe stomaku. Antibiotiku shkakton myk sepse dëmton florën intestinale. Duhet konsumuar mish. Sot kemi akoma mjekë që për një patologji të caktuar japin 2-3 lloj antibiotikësh. Duhen bërë analiza fillimisht. Nëse infeksioni që kemi është në nivel të ulët, nuk kemi nevojë për antibiotik. Mund ta kalojmë me çajra dhe ushqime. Kur kemi nivel të lartë infeksioni, mund të kalojmë në antibiotik, por vetëm në një antibiotik”, tha Gjonaj në studion e “Dita Jonë” në A2CNN.

“Nëse një fëmijë që është kronik në një stafilokok, duhet ta mirëmbajmë. Antibiotiku nuk mund të merret më shumë se 3 herë në vit. Fëmijët i mirëmbajmë me lëngun e qepës apo mjaltin. Ka shumë receta për mirëmbajtje. Nuk duhet vrapuar te antibiotiku”, shtoi natyropatja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos