Kuvendi shkarkon 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 18:55 | Aktualitet

Kuvendi shkarkon 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të

Të 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar janë shkarkuar nga Kuvendi, që votoi në seancën e kësaj të hëne projektvendimin e dorëzuar nga Komisioni i Medias.

Pas një raportimi, deputetët miratuan me votim të fshehtë shkarkimin e të 11 anëtarëve, një votim që si rrallëherë solli konsensus midis maxhorancës dhe opozitës në Parlament.

VOTIMI:

Leka Bungo - 95 pro, 5 abstenime, 3 kundër

Mevlan Shanaj - 64 pro, 12 abstenime, 15 kundër

Gëzim Podgorica - 89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër

Genc Përmeti - 91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër

Albert Minga - 88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër

Milena Selimi - 93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër

Ardita Reçi - 92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër

Dionis Papadhimitri - 92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër

Edmond Tullumani - 96 pro, 3 kundër, 1 abstenim

Engjëll Ndocaj - 94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër

Ilir Keko - 89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos