Matura Shtetërore, 28 mijë nxënës do të testohen për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

Nga Ornela Joti
9 Qershor 2024, 10:54 | Aktualitet

Të hënën e 10 qershorit, 28 mijë  maturantët do të testohen për njohuritë e tyre në gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Në të gjitha qendrat e provimit, teza hapet në orën 10: 00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim.

Eseja është pyetja që përmbyll provimin e cila ka dhe nivelin më të lartë të pikëve krahasuar me pyetjet e tjera. 60 pikë përmban i gjithë testi i Gjuhës dhe Letërsisë. Grupi hartues i tezës është ngujuar për përzgjedhjen e pyetjeve të provimit dhe sipas rregullores dalin nga ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, pasi maturantët të kenë filluar provimin.

Gjuha Shqipe dhe Letërsia konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit. Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të Gjuhës së Huaj dhe më 18 qershor do të jetë Matematika, ndërsa  më 24 Qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu