Tirana dhe pjesa më e madhe e qyteteve të vendit është përfshirë nga rrebeshet e shiut këtë të premte.
Pak pas mesditës, shiu i dendur dhe era pushtuan kryeqytetin shqiptar. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, njofton se moti i reshje të dendura do të vijojë të paktën deri mesditën e së shtunës.
Ndërkohë, si pasojë e intensitetit të lartë pritet të ketë përmbytje të rrugëve urbane.
Pas mesditës së të shtunës, deri të hënën e ardhshme pritet të ketë reshje vetëm në zona të izolura. (A2 Televizion)