Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Përkeqësimi i motit, njoftimi i kapitenerisë për peshkatarët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 10:30 | Aktualitet

Përkeqësimi i motit, njoftimi i kapitenerisë për

Moti i keq që pritet të godasë vendin tonë në orët në vijim pritet të shkaktojë problematika dhe në lundrimin e varkave të vogla dhe anijeve të peshkimit.

Për këtë arsye, Kapitaneria e Vlorës njofton se mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit janë ndaluar të lundrojnë nesër duke filluar nga ora 09:00, ndërkohë që nuk ka njoftim për bllokimin e trageteve.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht ndërsa, përmirësimi i situatës pritet pas orës 20:00 të datës 4 nëntor 2023.

Ditari A2 CNN