Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Moti i keq në Tiranë, lëndohet një efektiv i Policisë Rrugore, përfundon në spital

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 14:01 | Aktualitet
Moti i keq në Tiranë, lëndohet një efektiv i Policisë
Foto ilustruese

Një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë ka mbetur i lënduar, pasi është goditur nga një objekt që ka rënë nga lartësia, si pasojë e erës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.

“Si pasojë e reshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Ditari A2 CNN