Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 12%
  • Pak 14%
  • Aspak 74%

Rrugët kthehen në lumenj në Durrës, përmbytet autostrada

Nga Elitjona Doko
3 Nëntor 2023, 13:43 | Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Durrës. Këto janë pamjet filmike të mesditës së sotme, ku qyteti bregdetar është nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe erës së fortë.

Reshjet kanë vështirësuar lëvizshmërinë e këmbësorëve dhe mjeteve në qendër të qytetit dhe periferi, ndërkohë që niveli i ujit në rrugë ka arritur disa milimetra.

Problematike paraqitet situata edhe në autostradë ku ka prani të ujit, gjë që përbën një rrezik të madh për aksidente rrugore, ndërsa shoferët këshillohen të ngasin mjetet me kujdes.

Ditari A2 CNN