Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Në ndërtim e sipër, shembet një pjesë e rrugës në aksin Korçë - Ersekë

Nga Artin Halili
18 Shkurt 2024, 09:17 | Aktualitet

Në ndërtim e sipër, shembet një pjesë e rrugës

Një ditë më parë është shembur pjesë e rrugës në aksin rrugor Korçë – Ersekë. Sipas të dhënave bëhet fjalë për një nga urat në lotin e dytë të rrugës e cila është në ndërtim e sipër.

Punimet e këtij loti sipas kontratës kanë filluar në Qershorin e vitit 2022 dhe duhet të përfundojnë në Qershor të këtij viti.

Edhe pa përfunduar punimet loti i dytë ka qenë i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks jo vetëm në drejtim të Ersekës dhe Leskovikut, por edhe ata të cilët e kanë përdorur këtë rrugë nacionale për të udhëtuar drejt jugut.

Burime pranë firmës thanë se është ngritur grupi i punës me inxhinierë gjeologë për të mësuar cilat kanë qenë shkaqet që sollën një situatë të tillë. I njëjti burim tha se pasi të jenë mësuar shkaqet do të fillohet menjëherë nga puna për normalizimin e situatës së krijuar.

Probleme përsa i përket rrëshqitjes së dherave dhe shembjes se barrierave të betonit në anë të rrugës ka dhe në segmente të caktuara të lotit të parë.

I kontaktuar, drejtori i ARRSH Korçë Ardit Konomi tha se vetëm pas pak ditësh do të riparohen të gjithë defektet e shkaktuara nga kushtet atmosferike, punë që kryhen pas çdo dimri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani