Nga Basha, te një aktore e filmave për të rritur, berberi që vizaton personazhet në kokat e klientëve

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 13:39 | Aktualitet

Kastriot Bocerri është një i ri nga Tirana i cili profesionin e tij si berber, ka nisur ta kthejë në art. Prej 9 vitesh, Kastrioti e përdor makinën jo vetëm për qethje, por edhe për të pikturuar. Në kokat e klientëve ai është i aftë të bëjë portrete njerëzore apo edhe krijime të ndryshme. I duhen mesatarisht 45-60 minuta dhe në kokën e klientëve mund të realizojë gjithçka. Ai e nisi këtë passion për të qenë ndryshe nga berberët e tjerë të kryeqytetit, teksa sot ka një njohje të gjërë edhe jashtë vendit.

Ndër personazhet që ka bërë në kokat e klientëve janë lojtarë futbolli si Ronaldo apo Messi, teksa nuk kanë munguar edhe politikanët si Rama dhe Basha. Personazhi që ka pasur më shumë reagime, ka qenë vizatimi i porteretit të një aktore të filave për të rritur, porstim i cili u postua edhe nga vetë protagonistja. Në emisioni “Dita Jonë” në A2 CNN, Kastrioti tregon sesa e vështirë është realizimi i portreteve duke qethur flokët e klientëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos