Pa vaditje tokat bujqësore, ndryshimet klimatike thajnë rezervuarët e Myzeqesë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
27 Shkurt 2024, 12:07 | Aktualitet

Ujëmbledhësit në zonën e Myzeqesë të ndërtuar shumë vite më parë me qëllim sigurimin e ujit për vaditjen e tokave bujqësore ndodhen në një situatë kritike.

Kamera e A2 ka inspektuar një nga ujëmbledhësit më të mëdhenj të zonës atë të Kurjanit, i cili ka një sipërfaqe prej rreth 14 ha.

Banorët e zonës tregojnë si ka qenë dikur ky ujëmbledhës që me kalimin e viteve vendasit e quanin edhe liqen.

Kjo situatë ka dhënë ndikimet e veta negative si vaditjen e tokave bujqësore të disa fshatrave përreth por edhe në jetën nënujore, ku pasojat janë të dukshme.

Sipas të dhënave të stacioneve meterologjike të zonës, sasia e reshjeve vlerësohet e pandryshuar në krahasim me vitet e mëparshme.

Por kjo sasi reshjesh bie në një kohë të shkurtër brenda disa ditëve në forme rrebeshesh, duke lënë një periudhë kohe më të gjatë thatësire, ç’ka po jep efektet e veta negative ne zone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos