“Optimizëm pas dramës së grupit kriminal”, Rama prezanton projektin për transformimin e Spitalit Onkologjik

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 11:40 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Spitalin Onkologjik, projektin e bashkëpunimit me spitalin izraelit “Sheba Medical Center”.

“Pas situatës dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik, më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cili është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës”, tha Rama.

Kryeministri iu referua grupit të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali të cilët akuzohen se iu mohonin trajtimin të sëmurëve, duke i orientuar drejt klinikave private, në mënyrë që të paguanin për shërbime që mund të ishin ofruar falas në spitalin publik.

“Synimi ynë është të forcojmë kapacitetet e shërbimit onkologjik, të rrisim standardet dhe të sjellim zgjidhje moderne për shëndetin e qytetarëve”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos