Plane për të udhëtuar këtë verë? TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët e Rinasit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 16:46 | Aktualitet

Plane për të udhëtuar këtë verë? TIA jep njoftimin

Nëse keni prere bileta për të udhëtuar këtë verë, atëherë duhet të keni parasysh se duhet të shkoni në Aeroportin e Rinasit, 3 orë përpara.

Njoftimi bëhet nga TIA. Vendimi ka ardhur për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror.

“Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t'ju ofrojmë një përvojë pa stres”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos