Punonjës nga Pakistani edhe në fermat e blegtorëve në Vlorë

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
27 Mars 2024, 15:18 | Aktualitet

Përveç turizmit sezonal, Vlora po kërkon punonjës edhe në fermat e blegtorisë. Sahit Kapaj, i cili ka hapur fermën e tij në Llakatund, është detyruar të kontaktojë agjencitë e punësimit për punëtorë të huaj në pamundësi për të gjetur krah pune brenda vendit.

Një prej punëtorëve indianë shprehet se i pëlqen puna që bën dhe se kryesorja është rroga që merr.

E ndërsa problematika e krahut të punës po zgjidhet në një farë mënyrë me punëtorë tëhuaj, problematikë kryesore e fermerëve të blegtorisë vijon të mbetet ulja e çmimit të qumështit, që po ndikon drejtpërdrejtë në të ardhurat e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli