I gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë natës nga reshje shiu me intensitet të lartë.
Aktualisht, siç mëson A2, nuk ka reshje shiu. Sipas të dhënave, në disa segmente rrugore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.
Më problematike situata ka qenë në rrugën Kukës-Qafë Mali-Pukë, ku nga segmenti Kolsh-Qafë Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë. Subjekti kontraktor për mirëmbajtje ka punuar dhe po punon për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të këtij aksi.
Sipas KMC-së, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç fshatit Gabricë, Bicaj, Bashkia Kukës.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. (A2 Televizion)