Anija “Oriku”, pjesë e misionit në Detin Egje, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare greke dhe turke, i ka ardhur në ndihmë një gomoneje me 19 emigrantë me kombësi të ndryshme nga Lindja e Mesme.
Emigrantët u morën nga Roja Bregdetare turke në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan për procedurat e mëtejshme.
Kjo nuk është hera e parë që anija “Oriku” ka shpëtuar emigrantë të tjerë në Egje, jeta e të cilëve ishte në rrezik. (A2 Televizion)