Situata e rënduar në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencave, mungon prefekti

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 21:23 | Aktualitet

Situata e rënduar në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencave,

Për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq në është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë, Robert Skëndaj.

I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës së vështirë. Sipas autoriteteve, pjesë e takimit sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, ndërsa u shprehën se hidrovori ishte në funksion, raporton A2.

Përveç prurjeve shkak i përmbytjeve edhe dalja e ujërave nga kanali i ujërave të larta, u tha në takim.

Më herët kryebashkiaku Dredha deklaroi se ishin evakuuar mbi 30 familje të cilat do të strehoheshin në konviktet e mjekësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos