Zbret në Shëngjin grupi i dytë i emigrantëve të ardhur nga Italia

Nga Anesti Barjamemaj
8 Nëntor 2024, 09:14 | Aktualitet

Kanë zbritur rreth orës 09:00 të së premtes në Shëngjin 8 emigrantë, grupi i dytë, i ardhur nga Italia në vendin tonë.

A2 CNN ka mësuar se emigrantët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit, 8 emigrantë të kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.

Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.

Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos