Balluku me prodhuesit: Të fusim praktikat më të mira europiane, keni mbështetjen e qeverisë

Nga A2 CNN
3 Maj 2024, 17:16 | Ekonomi

Në një takim me prodhuesit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu premtoi këtyre të fundit më shumë lehtësi te lëndët e para. Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se është e rëndësishme që të implementohen praktikat më të mira të Europës në drejtim të prodhimit.

“Ka raste që nuk është mundur që kërkesa të merret parasysh. Siç tha edhe drejtori ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve, është e rëndësishme që të diskutojmë mbi këto çështje si akciza e gazit të lëngshëm, lista e gjelbër të lëndëve që mund të prodhojnë energji dhe të gjitha lëndët alternative që kërkojnë vëmendje nga qeveria. Padyshim që Ministria e Mjedisit është vendimmarrëse në këtë proces, por duke iu referuar praktikave të rajonit e BE, ne do të shohim sa më parë implementimin e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos