Bilanci i energjisë 2023, bizneset ulën konsumin, individët e rritën

Nga Marinela Lina
3 Mars 2024, 14:31 | Ekonomi

2023 rezultoi një vit i mirë në prodhimin e energjisë elektrike teksa sasia e prodhuar vitin që lamë pas u rrit me 25.6% duke arritur kështu në 8.796 GWh.

Bilanci i energjisë 2023, bizneset ulën konsumin, individët e

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave  ishin hidrocentralet publike ato të cilat prodhuan më shumë energji në masën 58.2% pasuar më tej nga ato private 40.8% dhe më pak nga fotovoltaikët në masën 1% të prodhimit. 

Bilanci i energjisë 2023, bizneset ulën konsumin, individët e

Bazuar në sasinë e përdorur individët renditen konsumatorët më të mëdhenj 6221 GËh me një rritje 1.4% në 2023, ndërsa bizneset nga ana tjetër e ulën konsumin duke konsumuar 3104 GWh ose 2.7% më pak se në 2022.(grafik)

Situata e mirë hidrike ka ndikuar edhe në humbjet në rrjet, të cilat ranë me 0.2%, ndërsa ato në shpërndarje janë ulur me 1,6 %, krahasuar me vitin 2022.

Bilanci i energjisë 2023, bizneset ulën konsumin, individët e

Bazuar në një situatë të mirë prodhimi, vendi ynë doli më pak në bursë për të blerë energji. Shifrat tregojnë një rënie të importeve me 36.9%, duke importuar 1922 GWh në 2023. 

Bilanci i energjisë 2023, bizneset ulën konsumin, individët e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos