“Ideja është që erdha këtu për të ulur kostot. Nëse po taksohemi njëlloj sa jashtë vendit do bëjmë llogaritë ku na leverdis më mirë.”
Daniel Mija, u rikthye në Shqipëri pas thirrjeve për mbajtjen e fuqisë punëtore në vend. Premtimet e qeverisë për lehtësira në punën që profesionet e lira kryejnë, e rikthyen 30 vjeçarin në atdhe për të punuar si freelancer, (duke ofruar punën e tij në mënyrë të pavarur-gjej kuptimin me konkret te fjales). Por përballja me kostot e jetesës dhe taksën e hyrë në fuqi që prej 1 janari 2024 e ka vënë në dyshim nëse duhet apo jo të qëndrojë në vendin e lindjes.
“Nuk është se vetëm jam kthyer unë po ja kthyer disa njerëz me perspektivën se cfarë mund të bëjmë më shumë në shqipëri.”
Ai tregon paqartësitë që sipas tij e bëjnë të pazbatueshëm ligjin në fuqi
“Unë nuk mendoj se u ka dhënë informacioni i duhur. Nëse do komunikohej më mirë do na ndihmonte, ne nuk e dimë si do na prek fiks as ekonomisti im madje. Dhe përballë kostove dhe benefiteve normalisht që do zgjedh Anglinë nëse situata vështirësohet.”
Danieli është vetëm njëri prej atyre që zgjodhën që punën e tyre për kompani të ndryshme ndërkombëtare ta ofrojnë duke punuar nga Shqipëria, mes tyre ka edhe të huaj.
“Punoj më shumë se 1 vit si një nomade digjitale, dhe kjo është hera e parë në Shqiëpri për të parë si punon ky shtet. Mendojë se Shqipëria po bëhet një vend i mirënjohur edhe për profesionin tim ndaj zgjodha të vija këtu,” shprehet Karina Gevorgyan, nomade digjitale nga Armenia
Të quajtur të vetëpunësuar, këta profesionistë të lirë me ligjin e ri do të konsiderohen punonjës nëse një kompani i ofron një kontratë sa 80% të të ardhurave vjetore.
“Kjo e limiton profesionistin e lirë në marrjen e një klienti me peshë. Në këtë rast individi do konsiderohet punonjës, kjo është problematike. Në brendësi të informacionit që kam kjo gjë nuk ndodh në rast se individi ka klientë jashtë shtetit shqiptarë,” thotë Skerdi Sino, zhvillues biznesi.
Në listën e 169 profesioneve ku përfshihen dhe freelancerat, për fashën nën dhe mbi 14 milionë lekë, këta të vetëpunësuar do të detyrohen të paguajnë taksa nga 15-23%.
Përballë paqartësive, profesionistët e lirë kërkojnë nga qeveria më shumë informacione edhe nëpërmjet krijimit të dialogut ndëmrjet dy palëve. Ndërkohë opozita e ka dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)