Çfarë janë nomadët digjitalë dhe pse kanë “pushtuar” Shqipërinë?

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 09:06 | Sociale
Çfarë janë nomadët digjitalë dhe pse kanë

Nomadët digjitalë, sipas ligjit në Shqipëri, njihen si punonjës lëvizës digjitalë që shfytëzojnë teknologjinë për të mos punar nga një vend fiks, por të lëvizin kudo. Por, pse është kthyer Shqipëria në një vend tërheqës për këtë kategori? Cilat janë lehtësitë që ofron Shqipëria?

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, në studion e “Dita jonë”, deklaroi se periudha e pandemisë bëri që të shpërthejë ky fenomen.

“Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, gjatë pandemisë, edhe për shkak se nuk kishim rregulla aq të forta për turistët, na solli një “boom”, që arriti kulmin vjet”, tha ministrja.

Sipas saj, nomadët kërkojnë sa më pak burokraci dhe lidhje stabël interneti.

“Duan të hyjnë lehtësisht në Shqipëri dhe duan të punojnë në mënyrë të qëndrueshme”, theksoi Bilali.

Ministrja shtoi se Shqipëria ka lehtësuar totalisht procesin e marrjes së vizës, për këta nomadë digjitalë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/19/nje-laptop-dhe-internet-shqiperia-synon-te-terheqe-nomadet-digjitale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos