Fluks virozash në pranverë, gripi vijon qarkullimin në popullatë, prezent edhe Covid-i

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 15:24 | Sociale
Fluks virozash në pranverë, gripi vijon qarkullimin në

Edhe pse jemi në prag të verës, një fluks virozash janë ende në qarkullim.  Mjekët pediatër flasin për një situatë gati të pazakontë në këtë periudhë.

Ndryshe nga stina e dimrit,  aktualisht është në qarkullim gripi i tipit B i mbivendosur me viroza të tjera. 30% e fëmijëve të sëmurë në këtë periudhë kanë mbivendosje të infeksioneve dhe gati gjysma e tyre përfundojnë me bronkopneumoni.

Mjekët thonë se edhe Covidi është ende prezent. Edhe pse jo ne shifra të shtuara,  mbivendosja e tij më virozat e tjera këtë periudhë ka rritur sëmundshmërinë thuajse në të gjitha grup moshat. 

Temperatura e zgjatur deri dy javë ka qenë klinika kryesore e Covidit-19 në këtë sezon. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mjekëve pediatër gjatë punës së tyre është imuniteti I dobët i fëmijëve të lindur gjatë pandemisë.

Më rënien e agresivitetit të Covid-19 pas 2 viteve pandemi,  këtë vit ishte gripi I stinës ai që shkaktoi sëmundshmëri të lartë dhe komplikacione tek të gjitha grup moshat.

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit