
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se rreth 170 mijë prindër kanë përfituar nga bonusi i bebes si asistencë nga qeveria. Por tashmë nga ky bonus, qeveria kërkon të përjashtojë emigrantët shqiptar.
Jo të gjithë prindërit shqiptar duhet të përfitojnë nga bonusi i lindjes. Nëpërmjet një projektligji tëhedhur për konsultim publik, qeveria shprehet se nga kjo nismë nuk duhet të përfitojnë më prindërit shqiptar që nuk janë rezident në Shqipëri, por 40 mijë lekëshi duhet të jepet vetëm për ata që janë rezident.
Nisma u bë publike 24 orë pasi Edi Rama publikoi në faqen e tij në Facebook lajmin se, që nga vendosja e bonusit prej 40 mijë lekësh, kanë përfituar rreth 170 mijë prindër dhe arsyet se përse po shkojnë drejtë një nisme të tillë janë enigmatike pasi projektligji i hedhur për konsultim, nuk shoqërohet me një relacion shpjeguese. (A2 Televizion)