Obeziteti kërcënimi për shëndetin, epidemia e heshtur pritet të prekë 37% të shqiptarëve

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 15:28 | Sociale
Obeziteti kërcënimi për shëndetin, epidemia e heshtur pritet

Obeziteti është epidemia e heshtur e shoqërisë së sotme. 60% e të rriturve dhe afro 30% e fëmijëve në Europë, përfshi dhe Shqipërinë, janë mbipeshë.

Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila parashikon rritje të mëtejshme të obezitetit në popullatë.

Edhe mjekët në vendin tonë flasin për obezitet të shtuar në çdo grupmoshë. Referuar projeksioneve të OBSH-së pas gati 10 vitesh, 37% e popullsisë shqiptare do të jetë obeze.

Dhe, sipas mjekëve kjo do të thotë më shumë sëmundje kardiovaskulare, diabet, hipertesion dhe invaliditet.

Stili i jetesës dhe konsumimi i ushqimeve të gatshme po prek nga obeziteti edhe fëmijët. 35% e djemve dhe 24% e vajzave të moshës 5-19 vjeç janë mbipeshë.

Obeziteti po shkakton sëmundëshmëri dhe vdekshmëri më të lartë dhe se pandemia e Covid-19.

OBSH-ja rekomandon për çdo shtet marrjen e masave për frenimin e këtij fenomeni. Sipas ekspertëve, parandalimi duhet të fokusohet në ushqimin e mirë në të gjitha fazat e jetës së fëmijës dhe nxitjen e aktiviteteve fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos