Dy anët e borxhit publik, ulet në raport me PBB, por mbi shpatullat e shqiptarëve rëndon më tepër

Nga Marjo Brakaj
21 Shkurt 2024, 15:59 | Ekonomi

Borxhi publik, vlera e parave që Shqipëria u detyrohet atyre që i kanë dhënë hua u ul në 59.2 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto në fund të vitit të shkuar. Ky është niveli më i ulët i shënuar në më shumës e një dekadë.

Dy anët e borxhit publik, ulet në raport me PBB, por mbi shpatullat e

“Fakti që borxhi publik është në një trajektore rënëse, në pamje të parë është një lajm i mirë. Është një shenjë e mirë që financat e vendit duket e po menaxhohen më mirë”, theksoi Selim Blliku, ekspert për ekonominë.

Rënia e borxhit publik do të ishte vetëm një lajm i mirë dhe kaq nëse nuk do të shikonim vlerën e tij dhe si ajo ka ndryshuar në vite. Nga më pak se 885 miliardë lekë në 2013-n, vlera e detyrimeve që Shqipëria ka arriti në gati 1.4 trilion lekë. Në harkun e një dekade në akt borxhi publik është zgjeruar me gati 500 miliardë lekë apo 54.7 për qind.

Dy anët e borxhit publik, ulet në raport me PBB, por mbi shpatullat e

 “Kjo ka shumë rëndësi. Duhet të theksojmë se aktualisht performanca ekonomike nuk është në ditët e saja më të mira. Ky tregues duhet të shikohet me shumë kujdes nga Ministria e Financave në vijim”, deklaroi Flobens Dilaveri, ekspert për ekonominë.

Bazuar në borxhin publik të raportuar nga Ministria e Financave çdo shqiptar, pavarësisht moshës apo gjinisë ka 495 mijë e 687 lekë.

Dy anët e borxhit publik, ulet në raport me PBB, por mbi shpatullat e

“Kjo rrit barrën e borxhit në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë. Po tregohemi dritëshkurtër duke i shtuar mbi shpatulla borxh brezave të ardhshëm. Niveli kaq i lartë i borxhit është i vështirë të përballohet edhe nga ekonomi produktive, dje jo më jona”, tha eksperti Blliku.

Dy anët e borxhit publik, ulet në raport me PBB, por mbi shpatullat e

“Dhe të mendosh që këtu nuk përfshihen detyrimet për gjyqet ndërkombëtare të humbura në arbitrazh apo detyrimet e tjera të pushtetit qendror e vendor ndaj kompanive publike për punë të kryera”, u shpreh Dilaveri.

Të dhënat nga “Financat” tregojnë se në krahasim me vitin 2013, borxhi për frymë është zgjeruar me mbi 190 mijë lekë. Kjo rritje është theksuar kryesisht në vitet 2020 dhe 2021. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë