Nisma e deputetit Eduart Shalsi për zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike ngjalli diskutime gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Shtyrja e afatit edhe me tre vite, por edhe rritja e minimumit të vlerës së investimit janë dy prej ndryshimeve kryesore të propozuara në ligjin e ri, për të cilin pritet të japin mendim edhe institucionet.
“Minimum propozojë 50 milionë euro i investimeve pavarësisht sektorëve. Kemi marrë info: projektet e investimeve nga viti 2016 kur ka nisur ligji të funksionojë janë trajtuar 88 projekte prej të cilave 40 fituan statusin strategjik, 14 janë refuzuar dhe 34 janë në fazë vlerësimi. Stoku I investimeve të huaja në vend në 10-vjeçarin e fundit është në shifra të larta ndaj zgjatjen e afatit e kam paraqitur deri në 31 dhjetor 2027,” u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.
Në mbështetje të këtij ligji, deputeti Erion Braçe sugjeroi shtimin si kusht të origjinës së kompanive aplikuese.
“Mbështes propozimin për vlerën në 50 milionë euro për statusin. Kushte të tjera ti bashkëngjiten edhe kushti i origjinës së kompanive në offshore kusht që duhet vendosur. Të shihet më vëmendje. Standard kushti i pronarit përfitues.”
Por, si ligji edhe shifrat janë kundërshtuar nga opozita. Deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila mori pjesë për herë të parë në komisionin online, e konsideroi ligjin korruptiv dhe abuzues në disa sektorë.
“Ka patur investime të larta të huaja thatë ju po s’është ashtu sipas meje. Nga lista vetëm 3 investitor të huaj. Ky ligj cenon konkurrencën. Të gjitha në turizmin mbi 80% e shumë pak në sektor të tjerë. Ka favorizuar pakicën. Prioritet e qeverisë në mënyrë të gabuar.”
“Të përfshihen dhe sektor të tjerë jo vetëm turizmi. Ka shumë sektorë të ekonomisë që kemi shumë nevojë për para apo investime të huaja direkte.”
“Ligji për investimet abuziv, është përqendruar në pak duar shkel të drejtën e pronës, ligj klientelistë. Këto janë fakte.”
I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend.
Pjesa më e madhe e projekteve të propozuara dhe të miratuara nga ky ligj, rreth 85 për qind rezultojnë në fushën e turizmit. Të dhënat tregojnë se lista e statuseve të dhëna si “investitorë strategjik” pasohet nga bujqësia, energjia, industria dhe zonat e zhvillimit. (A2 Televizion)