Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Individë e biznese paguan më shumë, në arkën e shtetit u futën mbi 6.1 miliardë euro vitin e shkuar

Nga Marjo Brakaj
19 Shkurt 2024, 16:52 | Ekonomi

Në arkën e shtetit vitin e shkuar u futën para si kurrë më parë, 643.4 miliardë lekë ose rreth 6.1 miliardë euro. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me 2022-shin, të ardhurat në buxhet u zgjeruan me 70.7 miliardë lekë apo 12.3 për qind.

Individë e biznese paguan më shumë, në arkën e shtetit

Por edhe shpenzimet u zgjeruan gjate vitit të shkuar. Nga 651 miliardë lekë në 2022-shin, vlera e parave të dala nga buxheti i shtetit kryesisht për infrastrukturën rrugore dhe atë të ujitjes arriti në 674.7 miliardë lekë vitin e shkuar. Kjo shifër është 23.7 miliardë lekë më shumë apo 3.6 për qind më e lartë se në 2022-shin.

Individë e biznese paguan më shumë, në arkën e shtetit

“Nga viti në vit shohim një trend rritës të shpenzimeve publike, por kjo nuk po përkthehet në më shumë investime. Këto para po shkojnë kryesisht në formën e transfertave publike drejt institucioneve të pushtetit vendor”, thotë Elona Shehu, eksperte e ekonomisë.

Shpenzimet më të larta se të ardhurat bënë ekonomia ta mbyllte vitin 2023 në një bilanc negativ, ku deficiti shkoi në 31.3 miliardë lekë. Megjithatë ky tregues ra në nivelin e 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 3.7 për qind në 2022-shin.

Individë e biznese paguan më shumë, në arkën e shtetit

“Duket si përpjekjet për konsolidim fiskal po japin një farë efekti. Defiçiti buxhetor çdo vit e më shumë po bie dhe ky është një lajm i mirë”, thekson ekspertja Shehu.

Taksat që bizneset paguajnë mbi fitimet e tyre dhe individët nga paga që marrin rezultojnë dy nga burimet që kanë ndikuar në mbledhjen e të ardhurave, më tepër se edhe në parashikimet më optimiste.

Individë e biznese paguan më shumë, në arkën e shtetit

Gjithashtu më tepër para’ janë arkëtuar nga akciza mbi cigaret, karburanti dhe pijet alkoolike. Ndërkohë rënia e çmimeve të Europë ka ndikuar në grumbullimin e më pak parave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import. të ardhurat janë rrudhur edhe në drejtim të taksave të mbledhura.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu