Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Siguria kibernetike "ndez" debat në komisione, Majko: Mbani përgjegjësi për sulmet, mos kërkoni veç rritje rrogash

Nga Marinela Lina
19 Shkurt 2024, 19:31 | Ekonomi

Projektligji për sigurinë kibernetike ka ngjallur diskutime mes socialistëve në komisione një pjesë e të cilëve e konsiderojnë të paqartë e të paplotë dokumentin e kaluar në Kuvend.

Kur vini këtu mos mbani fjalë veç për rritje rrogash po na thoni ku jeni me garantimin e sigurisë”.

Deputeti Pandeli Majko nga Komisioni Ligjeve i kërkoi institucioneve përfaqësuese të mbajnë përgjegjësi të plotë në rast hakerimi.

Nuk jam i qartë nëse jemi duke krijuar agjenci të garantimit të sigurisë kibernetike apo një qendër informacioni. E ndani mirë përfaqësues që keni ardhur sot. Nuk jam i qartë nga ligji  kush janë marrëdhëniet tuaja të agjencisë me institucionet. Ne po certifikojmë dika që është e paqartë, e qartë do jetë nëse ndodh një ngjarje e rëndë ju do jeni përgjegjës. Çfarë ndodh nëse hakerohet një institucion? Çfarë përgjegjësie keni, ju jepni konferencë shtypi? Do kemi një strukturë që do certifikojë  e do dridhen institucionet. Kur vini këtu mos mbani fjalë veç për rritje rrogash po na thoni ku jeni.

Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike u kundërpërgjigj duke thënë se askund nuk mund të garantohet tërësisht mbrojtja e vendit. Duke pranuar gjendjen aktuale të kapaciteteve të pamjaftueshme Tafa kërkoi ngritjen e një kuadri rregullator të përafruar me direktivat e BE.

Në asnjë vend të botës s’është 100% siguria kibernetiike. Jemi këtu të bëjmë një sistem modern. Qëllimi jonë të tregojmë boshllëqet problemet. Kemi plan falë ekspertëve që po thithim për ta  mbushur këtë problem. Kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të garantuar një siguri të plotë në rrjetet dhe sistemet e informacionit”, tha Tafa.

Projektligji për Sigurinë Kibernetike që ka për synim ngritjen e një qendre kontrolli në gjithë vendin për sulmet kibernetike, e cila pritet të kushtojë 180 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e parave, rreth 70 milionë dollarë pritet të merren në formë donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli