Euro e ka nisur javën në rritje. Valuta europiane ka fituar pak pikë në raport me fundjavën dhe aktualisht po këmbehet mesatarisht për 100.41 lekë.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në shitje euro po këmbehet me 100.74 lekë, ndërsa po blihet për 100.08 lekë.
E kundërta ka ndodhur me dy nga valutat kryesore si dollari dhe franga zvicerane të cilat e kanë nisur javën në rënie. (A2 Televizion)