Euro nuk gjen rehat! Bie përsëri, këmbehet për 100.81 lekë në tregun valutor

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 16:24 | Ekonomi

Euro nuk gjen rehat! Bie përsëri, këmbehet për 100.81

Afrimi i sezonit turistik e ka përballur monedhën evropiane në një pozicion edhe më të dobët në tregun tonë valutor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro po këmbehet për 100.81 lekë ose 0.02 lekë më pak se në 24 orët e fundit.

Në shitje euro po  tregtohet për 101.22 lekë ndërsa në blerje për 100.38 lekë. Luhatje kanë pësuar edhe valutat e tjera. Dollari amerikan apo franga zvicerane ka shënuar rënie ndërsa një përmirësim vërehet te paundit britanik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos