Detyrimin për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave e kanë edhe profesionistët e lirë.
Në një njoftim për media, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon shlyerjen e detyrimeve të këtyre të fundit deri në fundin e muajit qershor.
“Tatimet” paralajmërojnë se në rast të mos-pagesës së detyrimeve, atyre do t’u ngarkohet çdo ditë një përqindje penalitet. (A2 Televizion)