Përdor lehtësisht gjuhët e programimit, por edhe ndërton aplikacione të ndryshme. Armelina Çeçi, vetëm 16 vjeçe nga Korça e ka zgjedhur profesionin e së ardhmes, duke ju future kështu rrugës së teknologjisë.
“Kam dëshirë të vazhdojë për inxhineri teknologjike më pëlqen shumë të merrem me pjesën e kodimeve dhe programimit,” shprehet Armelina Çeçi.
Në ditën ndërkombëtare të vajzave në teknologji, ajo zgjodhi që në konkursin e zhvilluar në Tiranë me mbi 50 nxënëse dhe student të garojë me ndërtimin e një aplikacioni në ndihmë të femrave në biznes.
“Ne do bëjmë një web app. Për vajzat që nuk dinë si ta përshtasin me teknologjinë e re. Por nëpërmjet këtij web appi që po krijojmë mund të ndiqen kurse me temë lidershipin për tu zhvilluar dhe udhëhequr.”
Përparësia e dhënë në shkolla drejt këtyre degëve, por edhe zhvillimi teknologjik ka nxitur shumë vajza të reja që të orientohen në këtë drejtim.
“Duke qenë se teknologjia ka marrë bum vitet e fundit dhe cdo gjë do lidhet me atë ndaj dua ta zgjedh. Do bëhet relativisht fitimprurëse, pro dhe aktualisht pagat janë të mira. Zhvillojnë veten dhe jep inovacion pasi shumë kredite të zbulimeve të femrave meritat i kanë marrë meshkujt, dhe ja si teknologjia na ndihmon të zhvillohemi më tej,” thotë Gentjana Dragoti, shkolla “Qemal Stafa”, Tiranë.
“Grupi jonë ka vendosur të krijojë blog në lidhje me inspirimin e femrave në lidership dhe të kurimit dhe faqe si terapiste. Mendoj që IT është e mirë ka fitime shumë të mira nga ana financiare dhe të ndihmon shumë të ecësh para.” Kejsi Levendi, shkolla “Drita e Dijes”, Vlorë.
Hatixhe Bylykbashi, eksperte në fushën e teknologjisë tregon se teknologjia tashmë po konkurron edhe degët më në zë në vend si mjekësia apo ekonomia për shkak të mundësive të larta të punësimit dhe një pagese më të mirë.
“Ne kemi tejkaluar numrin sot janë 55 vajza që marrin pjesë në këtë akathon në temën e lidershipit. Kanë filluar dhe do kenë një ide që do finalizohet më tej. Përse është iniciuar kjo lëvizje sepse është parë në shumë shtete pjesëmarrja e tyre ka qenë shumë e ulët më parë. Një janë profesione të përshtatshme por kanë një të ardhem të sigurt në punësim dhe paga të kënaqshme,” Hatixhe Bylykbashi, eksperte teknologjie.
Në Shqipëri teknologjia po ndalet kryesisht në ndërtimin e bizneseve inovative. Vet qeveria për 2024 ka inicuar të mbështesë start up-et me një fond 3 milionë euro për këtë vit, nga të cilat pritet të përfitojnë rreth 50 deri ne 80 të tilla. (A2 Televizion)