Gati 90 miliardë lekë të ardhura në buxhet nga doganat, më shumë nga karburantet

Nga Marinela Lina
7 Qershor 2024, 19:25 | Ekonomi

Një inflacion ende prezent, ecuria në rritje e ekonomisë por dhe një euro e dobët, kanë favorizuar më tej të ardhurat doganore në 5 mujorin e parë të këtij vitit. 89.8 miliardë lekë u arkëtuan në buxhetin e shtetit nga doganat, ose 5.6 miliardë lekë më shumë se janar-maj 2023.

Gati 90 miliardë lekë të ardhura në buxhet nga doganat,

“Vazhdimi i periudhës inflacioniste, kjo ndikon në vlerësimin e produkteve që importohen por dhe taksën. Ne kemi rritje në sasi të mallrave të akcizës dhe kjo i dedikohet ekonomisë që po rikap ritmin që humbi gjatë pandemisë. Konsumi i produkteve më shumë ndikohet edhe nga zhvlerësimi i euros. Çmimi i produkteve që vijnë nga jashtë janë më të lira dhe kanë shtuar sasinë”, tha Pano Soko, ekspert ekonomie.

Treguesi më domethënës për kërkesën e brendshme dhe performancën e të ardhurave janë mallrat e akcizës që kanë kontributin kryesor. Karburantet mbajnë peshën kryesore ndërsa doganat raportojnë rritje edhe të importit të birrave, kafes e cigareve.

“Baza e energjisë siç janë karburantet dhe energjia elektrike reflektojnë gjendjen e ekonomisë dhe trendin e ecurisë së ekonomisë”, tha Soko.

Gati 90 miliardë lekë të ardhura në buxhet nga doganat,

Për periudhën 5 mujore 2024 janë realizuar +20,000 ton karburant, +47 ton cigare, +150 ton kafe dhe +220 ton birrë më shumë se 5-mujori vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos