Indeksimi i pensioneve, Mete: Do të ndodhë në tetor 2024, 4 miliardë lekë në dispozicion

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 20:07 | Ekonomi

Të moshuarit në vend do të duhet të presin tetorin e vitit të ardhshëm për të marrë ca para më tepër në pensionin e tyre mujor. Bazuar në ecurinë e deritanishme dhe parashikimet për vijimin për inflacionin, pensionistët do të marrin edhe më pak para’ nga sa përfituan në indeksimin e fundit, atë të muajit tetor.

“Ne kemi buxhetuar një indeksim rreth 4 miliardë lekë për periudhën tetor-dhjetor. Indeksimi do të bëhet në bazë të inflacionit që INSTAT do të raportojë”, u shpreh ministri Mete.

Në seancën e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, dedikuar pyetjeve mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit për vitin e ardhshëm, deputetët kërkuan më shumë inflacion mbi disa nga nismat më të diskutuara të qeverisë.

“Do të doja të kisha informacion se si do të mblidhni më shumë të ardhura në luftën ndaj informalitetit?”, tha deputetja Dhima.

Ndërkohë socialisti Braçe, nuk ngurroi të jepte edhe disa sugjerime, duke mos u mjaftuar vetëm me pyetjet.

“Shumë mirë bëni që merreni me Booking dhe AirBNB, por ne kemi hotelet që nën-deklarojë duke bërë evazion”, u shpreh Braçe.

Pyetjet, por edhe sugjerimet morën përgjigje nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

“Po konsultohemi me FMN për të intensifikuar luftën ndaj informalitetit duke ngritur infrastruktura të dedikuara. Booking do të ketë një etnitet në Shqipëri për të luftuar evazionin edhe te hotelet. Subvencionet rriten ndjeshëm vitin tjetër”, sqaroi ministri.

Nga komisioni për Ekonominë dhe Financat, ministri Mete njoftoi se mbështetja e dhënë për bujqësinë duhet të rishikohet në buxhet në qershor të vitit të ardhshëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos