Ekonomia shqiptare parashikohet të vijojë të ketë ritme të kënaqshme rritjeje edhe përgjatë këtij viti.
Drejtori i politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli argumenton se turizmi do të jenë shtysa kryesore për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Ne kemi kontribute pozitive qoftë nga rritja e konsumit privat, qoftë nga rritja e investimeve të bizneseve, por ajo që është vënë re në 6 mujorin e dytë është një kontribut gjithmonë dhe më i madh i eksportit të shërbimeve dhe më konkretisht i turizmit. Pra të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që kemi pasur një sezon gjatë vitit 2023 relativisht të mirë, i cili ka siguruar hyrje të larta valutore, por nga ana tjetër ka mbështetur po ashtu edhe rritjen e punësimit dhe të pagave në ekonominë shqiptare. Duke u ndalur tek ky tregues i fundit dëshiroj të theksoj që rritja ekonomike si gjatë vitit 2023 dhe në 2024 është përcjellë edhe në buxhetet e familjeve shqiptare. Ne konstatojmë një rritje relativisht solide dhe të qëndrueshme të punësimit në ekonomi.” (A2 Televizion)