Më shumë para për fermerët shqiptarë, në qershor rishikohet buxheti, skemës së bujqësisë i shtohen 1.9 mld lekë

Nga Marjo Brakaj
10 Maj 2024, 15:39 | Ekonomi

Bujqit dhe blegtorët shqiptarë do të kenë edhe ca para të tjera në dispozicion për sezonin e dytë të të mbjellave. Në qershor pritet të rishikohet buxhetit dhe Skemës Kombëtare të Bujqësisë dhe Blegtorisë do t’i shtohen edhe  1.7 miliardë lekë të tjera për të çuar në 5.5 miliardë lekë fondin total në dispozicion.

“Këtë vit skema do të jetë në e lartës e ajo e vitit të kaluar. Nëse ishte 51 milionë dollarë vjet, këtë vit do të jetë 55 milionë dollarë. Brenda muajit qershor besojmë se me rishikimin e buxhetit me Akt Normativ do të na jepet edhe mbështetja nga qeveria”, shprehet Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Me programin IPARD të Bashkimit Europian ende të pezulluar, sipërmarrësve shqiptarë në sektorin bujqësor do iu vihet në ndihmë edhe me dy forma të tjera alternative mbështetjeje.

“Për t’i ardhur në ndihmë, duke filluar nga korriku të gjitha bizneseve për të zgjeruar kapacitet me garanci sovrane dhe elemente subvencioni. Kjo jo vetëm këtë vit, por edhe në vitet në vijim”, thotë Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Por ndërkohë prodhuesit shqiptarë kanë një problem më emergjent. “Janë me dhjetëra kamionë të bllokuar. Për shkak të përdorimit pa kriter të pesticideve. Pikat që shesin pesticide po na shkatërrojnë biznesin. “Vlera e produkteve që vjen si pasojë e pesticideve kalon mbi 10 milionë euro, janë produkte që kthehen në kufi dhe mbi të gjitha shkatërrohet imazhi ynë”, tha Filip Gjoka, Shoqata “Industria e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore”.

Në takimin me fermerë, grumbullues dhe eksportues të bimëve aromatiko- mjekësore, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj njoftoi Arabia Saudite ka shfaqur shumë interes për të importuar produkte bujqësore shqiptare.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli