“Analizat tona sugjerojnë se çmimet e ushqimeve në vend do të vijojnë të jenë subjekt i kësaj goditjeje edhe për disa muaj, por efekti i saj pritet të mbetet gjithsesi kalimtar”, shprehet Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Thënë më thjesht, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni në vend po bie si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet e huaja, por kjo ecuri mund të mos zgjasë shumë.
“Guvernatori iu referua të tashmes dhe asaj që mund të ndodhë vijim. Pra sot në tregjet nga ku ne importojmë ka stabilitetit, madje ulje çmimesh por situata mund të ndryshojë si pasojë e konflikteve gjeopolitike”, shprehet Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë inflacioni prite të rritet në nivelin 3 për qind në vijim nga 2.1 për qind që ishte në prill. Këto parashikime shtyjnë rrjedhimisht në kohë edhe vendimin për të zbutur normat e intersit.
“Rishikimi në ulje i politikës monetare do të ndodhë pas një vendimmarrje nga Banka Europiane. Në situatën aktuale, normat aktuale të interesit do të vijojnë të mbesin në fuqi edhe për ca kohë”, tha Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë.
Me argumentin se “rënia e shpejt e inflacionit” është kalimtare, Banka Qendrore mbajti të pandryshuar në nivelin 3.25 për qind normën bazë të interesit në mbledhjen e fundit. Në fillim të muajit, Banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Rezerva Federale” vendosi të mbajë të pandryshuara normat e interesit, duke vënë në dukje një “mungesën e përparimit të mëtejshëm” drejt uljes së inflacionit. (A2 Televizion)