Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Çmimi i hendekut gjinor, rreth 345 miliardë lekë çdo vit, sa 20% e ekonomisë

Nga Marjo Brakaj
8 Mars 2024, 16:46 | Ekonomi

Shqipëria humb rreth 345 miliardë lekë çdo vit si rrjedhojë e mos-përfshirjes së grave në jetën ekonomike të vendit. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore hendeku gjinor gërryen afro 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Vajzat e gratë janë forca kyçe e familjes. Nëse në familje kemi një grua që punon, që është e pavarur e që sjell të ardhura në familje, atëherë rrjedhimisht ekonomia fiton”, u shpreh Estela Koni, stiliste.

Me gjithë hapat e para, gratë vijojë të jenë më pak të përfshira në tregun e punës. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 10.5 për qind te burrat, papunësia te gratë është 11.1 për qind.

E njëjta ndodh edhe në Kosovë. Do thosha në gjithë Ballkanin. Të pakta janë shtet që kanë sheshuar hendekun gjinor në tregun e punës”, tha Zejxhan Celina, filigraniste nga Kosova.

Çmimin e hendekut gjinor e pranon edhe qeveria, që për zbutjen e tij do të përdorë si formulë nxitjen e punësimit te gratë përmes zejtarisë.

Qeveria nuk kas asnjë mundësi që të bëjë sikur nuk kupton apo di për këtë vlerë të jashtëzakonshme të vendit. Këtu jemi duke folur për një sërë samitesh që bëhen për të lidhur individin me vendin ku ai jeton”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi  Gonxhe.

Ndonëse paguhen më pak sesa burrat, gratë kanë nivel më të lartë arsimimi. Sipas INSTAT vajzat përpiqen më shumë që të ndjekin Universitetin, në krahasim me djemtë. Në total, 21.3 për qind e femrave mbi 25 vjeç kanë mbaruar arsimin e lartë, përkundrejt 18.2 për qind të meshkujve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi