Një mekanizëm që duhet t’i jepte drejtim bujqësisë, skema e re mbështetëse konsiderohet e paplotë nga ekspertët e sektorit. 97 mijë fermerë të formalizuar me NIPT nuk pritet të përfitojnë aq sa i takon nga shpërndarja e fondeve për 2024.
“Fermerët s’kanë marrë atë që është shkruar në VKM por më pak. Skemat mbështetëse nuk sjellin asnjë zgjidhje. Po zbatohet një skemë 10 vjeçare që s’ka zgjidhur hallet”, tha pedagogu i UBT, Gjok Vuksani.
“Risia e dytë e skemave është se është vendosur një nen, i cili thotë në rastet kur fondi që është në dispozicion nuk mbulon të gjithë fermerët. Bëhet një ndarje proporcionale në fund. Kjo shumë në fund plotëpjestohet që s’është e mirë.” Sipas tij, edhe risitë e sjella në këtë skemë të re si para në llogari bankare për naftën por dhe zgjerimin e sektorëve përfitues nuk janë të përcaktuara siç duhet .
“Nuk kemi tituj pronësie të tokës. Ca e kanë në përdorim por juridikisht e ka dikush tjetër. Njerëzit që punojnë tokën nuk marrin subvencionim të tokës. Nafta nuk shkon te ai që punon tokën. Paratë duhet të shkojmë për naftë kur është sezoni i naftës.”
Krahasuar me rajonin kjo skemë çalon edhe në sigurimin nga fatkeqësitë natyrore duke iu kthyer në një barrë për fermerin shqiptarë, thotë pedagogu i Universitetit Bujqësor.
“Duhet shkuar në një shumë që e mbështet më shumë bujqësinë shqiptare. Kosova indukton 120 milionë euro. Duhen rritur skemat e të shkojnë drejtë njësisë së prodhimit. Duhet shkojmë drejtë skemave të nevojshme ato të sigurimit. Breshëri sëmundjet përmbytjet duhet të subvencionohet dëmi prodhimit. Kosova ka një skemë që ndihmon siguracionin e prodhimeve bujqësore deri në 50%.”
Të mbështetur si në rajon për njësi prodhimi, kjo do ta bënte këtë skemë funksionale për fermerët sipas ekspertëve. Për 2024 skema mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë parashikohet me një fond fillestar 3.3 miliardë lekë dhe pritet të hapë aplikimet në 27 mars. (A2 Televizion)